Gazetari dhe analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet e kryeministrit Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij. Sipas Litës, Rama nuk ndodhet në krizë pushteti, ndërsa partitë politike në Shqipëri janë shndërruar në mekanizma për përfitime personale dhe karrierë.
“Edi Rama nuk është në hall. Ai që menaxhon pushtetin nuk është në hall. Ai shpërndan të mira materiale, ofiqe, pozita dhe përfitime. Të tjerët kanë halle, Belinda ka halle, Spiropali me halle e Veliaj me halle. Në fakt është populli me halle”.
Lita kritikoi mënyrën se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri, duke theksuar se ato janë larguar nga misioni i tyre politik dhe janë kthyer në struktura që synojnë punësimin, karrierën dhe përfitimin ekonomik të individëve, ndryshe nga modelet e partive në vendet e Bashkimit Europian.
“Partitë politike janë depolitizuar. Nuk merren më me politikë, bëjnë biznes.”-përfundon Lita.



