LITA: Fjalët e Veliajt dhe Spiropalit zbulojnë deformimin politik brenda PS

spot_img
Advertisements

Gazetari dhe analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, komentoi përplasjet brenda Partisë Socialiste, deklaratat e fundit të Erion Veliajt nga burgu dhe qëndrimet e Elisa Spiropalit, duke theksuar se konfliktet mes grupimeve në PS kanë qenë të pranishme prej kohësh, por tashmë po dalin hapur.

Lita u ndal fillimisht te kërkesa e Veliajt për t’u operuar në Tiranë, duke e cilësuar si një kërkesë normale dhe duke theksuar se, nëse ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, ai duhet të marrë trajtimin e duhur si çdo i burgosur tjetër.

Duke komentuar ironinë e Veliajt ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën për ndihmë ndaj Belinda Ballukut, analisti tha se kjo dëshmon deformimin politik brenda PS-së dhe nxjerrjen në sipërfaqe të pakënaqësive të akumuluara prej vitesh.

Sipas Litës, gara mes klaneve brenda Partisë Socialiste ka qenë e ashpër, me grupime që kanë luftuar për pozita dhe ndikim, ndërsa vendimmarrja dhe shpërndarja e pushtetit kanë qenë të përqendruara te kryeministri. Ai tha se përplasja mes Veliajt dhe Ballukut ka qenë latente prej kohësh, ndërsa edhe Spiropali ka pakënaqësitë e saj, pavarësisht posteve që ka mbajtur.

Analisti u shpreh se Rama po e ka gjithnjë e më të vështirë t’u mbyllë gojën socialistëve përmes mbledhjeve të partisë, pasi tashmë ata po shprehin publikisht mendimet dhe pakënaqësitë e tyre. Sipas tij, brenda PS-së ka kritika ndaj Ballukut, por jo të gjithë kanë guximin të artikulojnë kritika të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës, ndonëse ai është drejtuesi i qeverisë dhe partisë.

spot_img

Latest articles

Related articles