Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka përgënjeshtruar publikisht gazetarin Blendi Fevziu lidhur me pretendimet se godina historike e Teatrit të Kukullave në Tiranë do të kthehet në një qendër kulturore hebraike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gonxhja i ka cilësuar këto pretendime të pavërteta, duke garantuar se institucioni do të vijojë funksionimin si Teatër Kukullash.
Ministri shpreh keqardhjen që duhet të përgënjeshtrojë një mik dhe gazetar, i cili, sipas tij, kishte mundësi të verifikonte informacionin përpara se të publikonte një hipotezë të tillë.
Ai thekson se Teatri i Kukullave vijon të jetë një prej institucioneve më të dashura kulturore për fëmijët dhe familjet në kryeqytet. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2026 janë realizuar 158 shfaqje, të ndjekura nga 16 725 spektatorë.
Gonxhja apelon për kujdes në publikimin e informacioneve dhe shmangien e dezinformimit, duke nënvizuar se respekti për ndjeshmëritë e publikut duhet të udhëheqë çdo debat.



