28 emrat në dosjen e SPAK për deputeten e PS Balluku: 400 milion euro dëme!

spot_img
Advertisements


TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e Belinda Ballukut, me plot 28 të pandehur të cilët do duhet të japin llogari para drejtësisë për shkeljet në 10 proceduara prokurimi me vlerë 400 mln euro. Në një komunikim me gazetarët, prokurori i çështjes Dritan Prençi tha se hetimet përfshijnë shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, Tunelin e Llogarasë, lotin 3 të rrugës Porto Romano–Durrës dhe tenderin për rikonstruksionin e Albcontrolit.

SPAK e dërgoi për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pa paraqitur një kërkesë të re për arrestimin e saj.

“Lidhur me mundësinë e një kërkese të re për masë sigurie apo të zëvendësimit të masës, Kuvendi (shumica) na tha në raport se zgjerimi i hetimeve nuk përbën rrethanë të re. Qasja jonë është që kërkesa që kemi bërë në Kuvend duhej të ishte pranuar, por Kuvendi vuri disa kufij dhe jemi në këto kushte”, tha Klodian Braho gjatë takimit me gazetarët.
Dosja është ndarë në fraksion. Prokuroria po vijon hetimet për procedura të tjera tenderimi apo për bashkëpunëtorë të mundshëm.

Të akuzuarit e dosjes Balluku
Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
Pandeli Carapuli Pastrim parash
Igli Tare Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi Pastrim parash
Arbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
“Alko Impex General Construction” Korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
“Eurocol” sh.p.k Pastrim parash
Evis Berberi Shkelje në 9 tendera
Gentian Gjyli Shkelje në 2 tendera
Erald Elezi Shkelje në 3 tendera
Jetmira Dervishi Shkelje në tender
Mirzeta Kashnica Shkelje në tender
Jonida Çeçe Shkelje në 3 tendera
Adrian Kroi Shkelje në 3 tendera; Shpërdorim detyre
Denis Xhoshi Shkelje në 3 tendera
Klarita Konomi Shkelje në 1 tender
Miranda Shkurti Shkelje në 8 tendera
Genti Raça Shkelje në 2 tendera; Shpërdorim detyre
Eduart Agalliu Shkelje në 1 tender
Arbër Troka Shkelje në 2 tendera
Dhurata Lazaj Shkelje në 3 tendera
Nikollaq Mihali Shkelje në 3 tendera
Gëzim Noni Shkelje në 3 tendera
Arlinda Gordani Shkelje në 4 tendera

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

spot_img

Latest articles

Related articles