Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi thotë se Homeland Justice është pika kyçe për nxjerrjen e të dhënave të Gjendjes Civile.
Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se aferën e ndryshimit të të dhënave qëndron skenari i Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Sipas tij, i gjithë synimi ishte për të hedhur në erë shtetin dhe të krijiohet një 1997 e dytë.
Njoh mënyrën e të punuarit të zotit Beqiri, të dyshes Agasi-Beqiri. Homeland Justice është pika kyçe, se deri në atë moment ndryshimi i të dhënave ndodhnin në prapaskenë, por asnjë nuk besoj se ka pasur një pikturë më të madhe se çfarë po ndodhte në prapaskenë.
Kush dëmtohet nga këto të dhëna? Se dalin emailet e Kryeministrit Rama, drejtueses së SHISH. Dikush me një regji nga pas, shantazhonte pushtetin qendror.
Ai është një shantazh për para, dhe marrëzia është me pengmarrjen e zotit Shima dhe zotit Meçe. A e kanë bërë për të humbur gjurmët, a është se kanë pasur halle të tjera, ne nuk i lexojmë dot.
Ermal Beqiri nuk ka hyrë ditën e parë për tu kapur me avion mbi centralin bërthamor në Francë. Ky është një grup mashtruesish që është fatkeqësi e madhe për qeverinë shqiptare. Fakti është që këta kanë vënë në situatë shumë të vështirë.
Këta e kanë minuar shtetin shqiptar. Rasti i identiteteve, tregon riskun që këta zotërinj kanë paraqitur. Fakti është që tashmë ke një investigim që zoti Beqiri ka pasur një super pushtet në AKSHI, Mirlinda Karçanaj bënte që çdo kontratë ta merrte ai.
Ndërhyrjet nuk u ndaluan për shkak të pushtetit të Ermal Beqirit. Kanë pasur dijeni shumë vetë, por të gjithë kanë heshtur.
Regjistri i Gjendjes Civile nuk ka rol vetëm për ID, por edhe për zgjedhjet. AKSHI ka shumë detyra të vështira në këtë moment.
Skenari i këtyre zotërinjve, Agasi-Beqiri, ishte që të hedhin në erë shtetin, të krijohet një lloj ‘97-te të dytë.
Mbas këtij puçi janë ata njerëz që nuk duan pushtetin. Kanë lozur me idenë e strucit të gjitha strukturat e AKSHI-t, me idenë që janë gabime të vogla.



