Milani zhgënjeu në Ligën e Europës ku pësoi humbje ndaj Ferencvarosh. Trajneri Ruben Amorim ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes.
“Gazzetta dello Sport” zbuloi prapaskenat e bujshme. “E papranueshme”, ishte fjala e përsëritur disa herë nga trajneri Amorim që shtoi: “Ne nuk ishim gati për të luajtur futboll”.
Mungesa e intensitetit dhe përqëndrimit ishin ata që munguan në Europë. Po ashtu në shënjestër u vendosën Jashari, Musah dhe kapiteni Rabiot. Amorim i ka konsideruar ndër shkaktarët kryesorë të humbjes.
Te Milani u harrua atmosfera pozitive pas fitores në derbi ndaj Interit. Humbja në Europë ka tronditur ekipin.



