SPAK çon për gjykim 8 persona dhe kërkon konfiskimin e 16 pasurive!

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 8 persona dhe 6 persona të tjerë të lidhur me çështjen e lëndëve narkotike, e cila kërkon edhe konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës.

Vlen të theksohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe më 6 nëntor 2026 i ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit pasuror nr. 5/2025 ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës dhe gjashtë personave të lidhur me ta, me synim konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme (apartamente, garazhe dhe njësi tregtare) në Tiranë dhe Durrës.

Nikolin Gjolena është dënuar përfundimisht me 11 vjet e 4 muaj burgim për trafikim narkotikësh, pas sekuestrimit në 2022 të 485,5 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë plehu nga Kolumbia. Hetimet kanë zbuluar se disa nga pasuritë janë financuar me pesë transferta nga parajsa fiskale në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, në shumat 42.942 USD dhe 404.733 euro, dhe se të dyshuarit nuk arritën të provojnë ligjshmërinë e të ardhurave.

Pasuritë vlerësohen rreth 1 milion euro sipas kontratave dhe mbi 2 milionë euro sipas çmimit të tregut, ndërsa hetimet vijojnë për gjurmimin e pasurive të tjera

spot_img

Latest articles

Related articles