Berisha premton: Kur të mos jem mirë nga mendja do iki nga posti kryetarit!

spot_img
Advertisements

Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Berisha deklaroi se largimi i tij nga drejtimi i PD-së do të ndodhë vetëm nëse do të ndiejë se nuk ka më mundësi fizike ose mendore për të përmbushur detyrat.

“Momentin që unë të ndjej pamundësinë më të vogël fizike në detyrimet e mia fizike ose mendore, absolutisht, me lehtësi dhe pa vështirësi do të them ‘Goodbye’. E kam lidhur këtë, por në kohën kur unë ndiej të njëjtën performancë dhe me një eksperiencë shumë të çmuar, unë nga beteja…”, u shpreh Berisha.

Ai foli gjithashtu për motivimin e tij për të vijuar betejën politike, duke e cilësuar përballjen me Edi Ramën si një nga periudhat më interesante të jetës së tij politike.

“Unë nuk jam demon pushteti. Unë kam pasur të gjitha pushtetet. Po tani luftoj me një përkushtim. Këto vite kanë qenë vitet më interesante të jetës sime, sepse beteja kundër një diktature të dytë është jashtëzakonisht motivuese”, tha kreu i PD-së.

spot_img

Latest articles

Related articles