Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi të tij në facebook ka deklaruar se beson që do të shfajësohet në fund të procesit gjyqësor në Hagë, duke u shprehur me përqafim e mirënjohje ndaj mbështetësve të tij.
Ai tha se do të dalë “i pastër si loti” nga ky rrugëtim, që sipas tij vazhdon “me ta dhe për ta”.
Deklarata vjen pasi në shtator Dhomat e Specializuara dhanë dënime në një total prej 80 vitesh burg për katër ish-krerët e UÇK-së: Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Postimi i Thaçit
Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!



