Qeveria Rama po konsolidon një model të ri publik për menaxhimin e shërbimeve mbështetëse të sistemit shëndetësor.
Pas marrjes në administrim të shërbimit të integruar të sterilizimit, Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS sh.a.) do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me rëndësi strategjike, Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) dhe shërbimin e dializës, duke u shndërruar në një operator publik.
Ajo që bie në sy është sektori i shërbimeve të Hemodializës që ka në organikë 144 punonjës në total për 5 qendra që do japin shërbimin pranë spitaleve rajonale Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan e Korçë; por pagat mujore për ofruesit e këtij shërbimi janë si paga europiane. Një përgjegjës për sektorin e dializës do të marrë 7 milion lekë në muaj, më shumë se presidenti i Republikës, Kryeministri dhe më shumë se ministri i linjës.




