Emra të çudshëm po qarkullojnë 24 orët e fundit për bashkinë e Tiranës, pasi lajmit që dha sot Erion Veliaj, se Rama i ka kërkuar të emërojë një djalë humanist bamirës për të menaxhuar kryeqytetin. Emrat të tjerë kanë dalë në skenë si Elvis Naçi për opozitën.
Elvis Naçi ka përcjellë një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj të rinjve gjatë protestave të fundit, duke bërë thirrje për paqe, tolerancë dhe ruajtjen e jetës së të rinjve.
Në mesazhin e tij, Naçi shpreh dhimbjen për pamjet e dhunës ndaj një të riu që, sipas tij, po qëndronte paqësisht. Ai u bën thirrje protestuesve që të mos e shndërrojnë zemërimin në dhunë dhe të mos dëmtojnë njëri-tjetrin.



