Ilir Kulla zbulon prapaskenat e përplasjes Rama-Veliaj

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025. Ditët e fundit ai u zhvendos nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit, me Veliajn që u ankua “për rrëmbim” dhe mosdokumentimin e kësaj lëvizjeje, teksa mediet e lidhën me qëndrimet që ai ka mbajtur kundër forcës politike ku ka qenë pjesë dhe “luftës” së brendshme në PS.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Ilir Kulla ka treguar se kohë më parë i ka thënë Veliajt se ai do të vuajë si Jisu Krishti, duke u tradhtuar edhe nga miqtë e tij që do ta “qëllonin me gurë”.

“I kam thënë Veliajt se do të vuante si Krishti, se kishte nisur një rrugë. Do të qëllohej me gurë edhe nga miqtë e tij. Edhe Gogu (ministri i Drejtësisë) është pastor, janë shok”, tha mes të tjerash Kulla.

Pjesë nga fjala e Kullës:

Unë mendoj që arsyeja reale ka të bëjë me një kërkesë që Rama i ka bërë për një muaji kur u shkarkua nënkryetarja e Bashkisë që duke qenë se Veliaj nuk mund të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme, i ka kërkuar të emërojë një personazh nga shoqëria civile shumë të njohur, pra Rama ia ka kërkuar Veliajt.

Ai ka kërkuar që në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që Presidenti i Republikës i dekretoi sot, të delegonte firmën dhe të emëronte nënkryetar një person shumë të njohur publik, të cilin unë nuk do të ja them emrin për arsye personale.

Praktikisht Veliaj ka thënë “unë firmën nuk e delegoj më tek asnjëri, unë do vazhdoj deri në ditën që jam kryetar bashkie, pasi ju më shkarkuat njëherë dhe u riktheva nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, nuk do delegoj firmën tek asnjëri” dhe kjo ka krijuar një përplasje.

Veliaj ka thënë jo dhe po ashtu ka përjetuar në mënyrë shumë të keqe arrogancën dhe agresivitetin me të cilin u përballën pasi për një vit e gjysmë nuk i kishin paguar as rrogën që i takonte si kryetar Bashkie ndërkohë që ishte në burg.

spot_img

Latest articles

Related articles