Ndërsa ka mbledhur kabinetin e ministrave të tij, Edi Rama u ka dhënë atyre një ultimatum të prerë: “askush nuk duhet ta mendojë dhe as të guxojë, t’i bëhet krah apo mbështetje Erion Veliajt, qoftë kjo mbështetje direkte apo me deklarata publike,” – si në rastin e Bledi Çuçit.
Rama e ka të etiketuar Veliajn si një armik që mbështet protestat. Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qënë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shënjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.
Ky qëndrim i Edi Ramës, përbën një hap të ri në agrisivitetin e tij ndaj linjës Veliaj.



