Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është arrestuar këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të hetimeve për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Kara ra në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej shtatorit të vitit të kaluar, pasi dyshohej për përvetësim dhe mospërmbushje të detyrimeve tatimore në klinikën e tij në Shqipëri. Sipas mediave maqedonase, është arrestuar edhe shtetasja Geriana Arapi, ish-drejtoreshë e spitalit.



