Demo bën bilancin e protestave në Tiranë: 347 të lënduar, nga këta 200 janë policë. 7 efektivë nën hetim për tejkalim të detyrës

spot_img
Advertisements

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prezantuan bilancin e protestave të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit në Tiranë.

Sipas ministrit Demo, nga përplasjet dhe incidentet e regjistruara gjatë protestave kanë mbetur të lënduar 347 persona, mes tyre punonjës policie, protestues, kalimtarë dhe gazetarë.

Sipas ministrit, nga 347 të lënduarit, 200 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë të rastësishëm, mes të cilëve edhe gazetarë.

spot_img

Latest articles

Related articles