Këto ditë doli nga botimi nga Botimet M&B librat: “Epoka e Re e Konfrontimit” në gjuhën shqipe dhe angleze nga autoret Dr. Dritan Demiraj dhe Kreshnik Osmani.
Ky botim është realizuar me qëllim kuptimin sa më qartë të analizave strategjike, rreziqeve dhe kërcënimeve globale të cilat zhvillohen çdo ditë rreth debatit rajonal dhe ndërkombëtar mbi çështjet të cilat do të përcaktojnë drejtimin e botës në dekadat e ardhme.
Bota ka hyrë në një epokë të re konfrontimi strategjik, ku konkurrenca ndërmjet fuqive të mëdha shtrihet përtej territoreve, burimeve dhe zonave të influencës, duke përfshirë teknologjinë, energjinë, informacionin, hapësirën kibernetike dhe vetë arkitekturën e rendit ndërkombëtar.
Libri Epoka e Re e Konfrontimit: Gjeopolitika e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut në një Rend Botëror në Ndryshim, (ISBN 9789928851895, 580 faqe) paraqet një analizë të thelluar të objektivave strategjikë, doktrinave ushtarake dhe instrumenteve të fuqisë së katër aktorëve që pavarësisht dallimeve ndërmjet tyre, bashkohen në kundërshtimin e hegjemonisë amerikane dhe në sfidimin e rendit liberal ndërkombëtar.
Rusia mbështetet te fuqia ushtarake dhe bërthamore, burimet energjetike dhe lufta hibride; Kina ndërthur kapacitetet ekonomike, teknologjike, diplomatike dhe ushtarake në funksion të ngritjes së saj globale; Irani përdor raketat balistike, sistemet pa pilot, programin bërthamor dhe rrjetin e aktorëve të armatosur rajonalë; ndërsa Koreja e Veriut e ka shndërruar arsenalin e saj bërthamor dhe raketor në instrument mbijetese, parandalimi dhe presioni strategjik.
Vëmendje e veçantë në këtë botim i kushtohet afrimit ndërmjet Moskës, Pekinit, Teheranit dhe Phenianit. Megjithëse këto shtete nuk përbëjnë një aleancë të unifikuar, zgjerimi i bashkëpunimit politik, ekonomik, energjetik, teknologjik dhe ushtarak po krijon një bosht gjithnjë e më sfidues për Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe demokracitë perëndimore.
Duke u mbështetur gjerësisht në konfliktet e fundit, në një gamë të gjerë burimesh të hapura dhe studimesh akademike, libri shqyrton historinë, kulturën strategjike, perceptimet e kërcënimit, ambiciet kombëtare dhe mënyrat e përdorimit të fuqisë nga secili prej këtyre aktorëve.
Ky studim nuk synon të parashikojë se ku dhe kur do të shpërthejë kriza e ardhshme. Ai u ofron politikëbërësve, diplomatëve, ushtarakëve, studiuesve, gazetarëve dhe lexuesve instrumentet analitike të nevojshme për të kuptuar transformimin e sistemit ndërkombëtar dhe forcat që po e drejtojnë botën drejt një periudhe të re rivaliteti, polarizimi dhe konfrontimi.
Mesazhi themelor është i qartë: kërcënimet strategjike nuk mund të parandalohen dhe të përballohen me sukses pa u njohur më parë në thellësi.
The world has entered a new age of strategic confrontation in which competition among the major powers extends beyond territory, resources, and spheres of influence to encompass technology, energy, information, cyberspace, and the very architecture of the international order.
A New Age of Confrontation: The Geopolitics of Russia, China, Iran, and North Korea in a Changing World Order (ISBN: 9789928879257, 620 page), provides an in-depth analysis of the strategic objectives, military doctrines, and instruments of power employed by four states that, despite their significant differences, share a determination to oppose American hegemony and challenge the liberal international order.
Russia relies on its military and nuclear capabilities, energy resources, and hybrid warfare; China integrates its economic, technological, diplomatic, and military power in pursuit of global ascendancy; Iran employs ballistic missiles, unmanned systems, its nuclear programme, and a network of regional armed partners; while North Korea has transformed its nuclear and missile arsenals into instruments of regime survival, strategic deterrence, and coercive pressure.
Particular attention is devoted to the growing strategic alignment among Moscow, Beijing, Tehran, and Pyongyang. Although these states do not constitute a unified alliance, their expanding political, economic, energy, technological, and military cooperation is creating an increasingly consequential challenge to the United States, NATO, and Western democracies.
Drawing upon a broad range of open-source intelligence and academic research, the book examines the history, strategic culture, threat perceptions, national ambitions, and approaches to the use of power that shape the conduct of each of these actors.
This study does not seek to predict where or when the next crisis will erupt. Rather, it provides policymakers, diplomats, military professionals, scholars, journalists, and general readers with the analytical tools required to understand the transformation of the international system and the forces driving the world towards a new period of rivalry, polarization, and confrontation.
Its central message is clear: strategic threats cannot be successfully deterred or confronted without first being understood in depth.



