Rama del në pikë të mëngjesit dhe vendos karriget: Dialog ose burg

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige sot para Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë një mesazh për gatishmëri për komunikim dhe dëgjim me këdo. Por edhe i kërcënoi me burg dhe faturën financiare nëse vazhdojnë protestat dhe djegien.

“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën.

Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhje, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës.

Sot dialogu është këtu përsëri. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles