Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares

spot_img
Advertisements

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen e Belinda Ballukut ku i është komunikuar akuza për pastrim parash në lidhje me vilën e ish-zv/ kryeministres në Palasë që fshehu në emër të tij.

Sot pritet që t’u komunikohet akuza edhe personave të tjerë që sipas SPAK-ut janë të përfshirë në dosjen e dytë të Ballukut. SPAK dje mori zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për disa vepra penale. Prokuroria deklaroi se Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash.

spot_img

Latest articles

Related articles