Senatori amerikan reagon kundër Ramës: Ndalni agresionin ndaj protestuesve paqësorë

spot_img
Advertisements

Senatori amerikan i Michiganit, Gary Peters, ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve vendore të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Në reagimin e tij, Peters thekson se zhvillimet në Shqipëri kanë një domethënie të veçantë për komunitetin e fuqishëm shqiptaro-amerikan që jeton në Michigan, duke nënvizuar se ato prekin nga afër shumë banorë të këtij shteti amerikan.

“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme”, shprehet senatori amerikan.

Peters thekson gjithashtu se populli shqiptar meriton një qeverisje që respekton të drejtat themelore dhe garanton sundimin e ligjit. Ai konfirmon se do të vijojë të mbështesë përpjekjet për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.

Reagimi i senatorit amerikan vjen në një moment tensionesh në Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen te respektimi i të drejtave themelore, e drejta për protestë paqësore dhe përgjegjësia për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

spot_img

Latest articles

Related articles