Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamzës, ku një efektiv i Policisë Ushtarake ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër dhe të tretin e ka lënë të plagosur rëndë.
Tre vëllezërit dhe efektivi Ngushëllim Manzi ishin fqinjë, ndërsa shkak për sherrin që nisi sot dhe degradoi në krim dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve
Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana. Pasi është arrestuar, ky i fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë për krimin e rëndë, të cilin e kreu me armën e shërbimit.



