Kongresmeni amerikan Aderholt: Të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të kenë zë

spot_img
Advertisements

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në Shqipëri, duke bërë thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të qytetarëve.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Aderholt thekson se shqiptarët meritojnë institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tyre.

“Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton shtetin e së drejtës, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën dhe qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të kenë zë në formësimin e së ardhmes së vendit të tyre”, shkruan Aderholt.

spot_img

Latest articles

Related articles