Dy punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar kompetencat dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Efektivët e pezulluar janë inspektorët E. P. dhe T. Ç., të dy pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë.Krahas pezullimit, Hita ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë menjëherë hetimin disiplinor ndaj dy punonjësve të policisë.



