Protestat në vendin tonë kanë një fije të hollë me protestat që ndodhin kudo në Europë: nga Spanja për çështjen e banesave tek pakënaqësitë e periferisë së qyteteve franceze, belge e italiane.
Emëruesi i përbashkët është varfërimi i Europës për shkak të luftërave (Ukrainë, Iran), për pasojë rritja e kostove të jetesës, çmimeve të karburanteve dhe efektet që ndjehen më shumë në zinxhirin fundor të shoqërisë, e cila nuk ja del me pagën për të mbërritur në fund të muajit. Ky është përcaktori i varfërisë.
Në vendin tonë varfërimi i shtresave sociale është më i theksuar jo vetëm për kostot e jetesës, karburantet, por edhe për shkak të klientelizmit të qeverisë, korrupsionit kapilar në shërbime dhe monopoleve të padukshme në tregje. Ekonomia është e trukuar. Kultura etatiste të shtojmë edhe një letër në dosje është e pranishme në çdo ministri, drejtori e bashki. Çdo zyrë është kthyer në një dyqan për të paguar në dorë.
Qeveria punon për një dorë oligarkësh që kanë marrë me konçension buxhetin e shtetit. Paratë zhduken si me fshesë korenti
Mijëra familje luftojnë me pragun e varfërisë për shkak se kostot e jetesës janë të papërballueshme në raport me fotot e suksesit që reklamon qeveria. Të rinjtë nuk kanë akes në kapital dhe në suksesin e qeverisë. Askush në administratë nuk gjen dot punë me cv. Në privat është e qartë për të gjithë çfarë ndodh: shfrytëzim pa të drejta në punë.
Më e bukura është se të gjithë kanë një juftifikim. Dhuna nuk është zgjidhje për një vend që dhunohet për ditë. Na duhen njerëz në Drejtim që e duan këtë vend.



