Kjo e enjte është një ditë që shënjon në jetën e kryedemokratit Sali Berisha, që feston sot 82-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, në një kënd të këndshëm të shtëpisë.
Berisha e shoqëron foton me mbishkrimin se kjo është vjeshta më e bukur e jetës së tij, duke ndarë edhe një mesazh lidhur me këtë periudhë të veçantë në politikën e vendit.
“Miq, sot 82 vjeç! Në vjeshtën më të bukur të jetës time! Vjeshtën e Studentëve! Lavdi Zotit!”,-shkruan Berisha.



