Gazment Bardhi, ka reaguar për debatin e krijuar rreth votës së Erion Braçes për Hartën e Re Territoriale, duke e zhvendosur vëmendjen te përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e 15 bashkive.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se Braçe ishte i vetmi deputet socialist që kundërshtoi publikisht hartën e re dhe argumentoi kundër saj në seancën plenare. Sipas tij, vëmendja e medias nuk duhet të përqendrohet te vota e deputetit socialist, ndërsa përgjegjësia kryesore, sipas tij, i takon kryeministrit.



