Kristi Pinderi dhe burri i tij do bëhen baballarë: Po presim një vajzë

spot_img
Advertisements

Kristi Pinderi, aktivisti shqiptar i LGBT që banon në Kanada, së bashku me partnerin e tij do të bëhen prindër për herë të parë. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet e tij të komunikimit, ai thotë se janë në pritje të një vajze që do ta quajnë Lili, kjo nga një nënë surrogatë, e cila quhet Katheryn S. Pinderi tregon se embrioni është 20 javëshe e 3 ditë, ndërsa kjo gjë i “ka zgjuar ndjenjën e përgjegjësisë”.

“Ajo është 20 javëshe e 3 ditëshe. Kat, e cila po e mban atë në bark, ka zgjuar tek ne një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kemi njohur kurrë më parë.

E ndiejmë dashurinë që na rrethon dhe nuk mund të pyesim më veten nëse kjo po ndodh vërtet!

Shtëpia bëhet më e ngrohtë në çastin që hyjmë dhe shohim karrocën që e pret atë. Tani planifikojmë ndryshe, e përfytyrojmë të ardhmen ndryshe. Madje edhe ëndërrojmë ndryshe!

Dhe kur Lili të vijë tek ne, rreth datës 21 shkurt, ne do të jemi tashmë të ndryshuar. Përgjithmonë”, shkruan Pinderi.

spot_img

Latest articles

Related articles