Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë. “Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi me 14 vota pro dhe asnjë kundër kryetarin e ri të kësaj gjykate. Z. Ilir Panda e merr detyrën më datë 19 tetor 2026”, njoftoi gjykata.
Këtë detyrë e mbante Sokol Sadushi, që tashmë do t’ia kalojë stafetën kolegut të tij, Panda.



