Votimi i reformës së re territoriale këtë të enjte kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend, çka e vendos shumicën parlamentare në një sprovë të fortë numrash.
Mungesa e Belinda Ballukut dhe largimi i mëhershëm i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e kanë çuar mazhorancën në kufijtë e saj kritikë
Në këto kushte, çdo votë e deputetëve socialistë është vendimtare, ndërsa brenda rreshtave të PS-së nuk mungojnë zërat kritikë dhe rezervat për hartën e re administrative ku mes tyre, deputeti Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe kanë shprehur hapur kundërshtimet e tij për ndarjen e re territorial.Përballë kësaj situate të tensionuar, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë të gjithë deputetëve të tij: disiplina partiake duhet të mbizotërojë mbi çdo mendim apo rezervë personale.



