NË PRAG TË REFORMAVE TË RËNDËSISHME!
Është e turpshme dhe e pafalshme që, pas 36 vitesh pluralizëm, reforma kaq të rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe intersin qytetar, si reforma territoriale dhe ajo zgjedhore, ende tentohen të bëhen në mënyrë të njëanshme dhe për interesa elektorale politike, përmes imponimit të kartonave të vjedhur.
Kjo tregon se kësaj mazhorance qeverisëse, si gjithmonë, i intereson më shumë pushteti sesa shteti, se parësore për të është ruajtja e kontrollit të saj qeverisës dhe elektoral, ndërsa interesi qytetar, pluralizmi dhe demokracia vendosen në plan të dytë edhe pse shkelet kushtetueshmëria shqiptare.
Për të patur një shtet me standarte dhe institucione të forta, reforma të tilla të rëndësishme duhet të jenë ligjore, të dakortësuar, gjithpërfshirëse, me dëgjesë publike dhe në shërbim të intersit qytetar, të demokracisë dhe të së ardhmes së vendit dhe jo, këto të kthehet në një instrument për garantimin e pushtetit të radhës.
Përballë kësaj që po kërkohet të gatuhet përsëri, si gjithmonë dhe shpeshherë edhe me dakortësi dypalëshe, qytetarët duhet të ngrihen mbi bindjet e tyre politike, mbi përkatësinë partiake dhe mbi pyetjen se kush qeveris sot dhe kush do të qeverisi nesër, ata duhet të ngrenë zërin e tyre protestues për mënyrën se si e duan demokracinë, pluralizmin dhe përfaqësimin politik në Shqipëri, vetëm këmbëngulja e tyre mund të i imponohet një lloji të tillë mazhorance.
Ndërkohë, institucione partnere demokratike europiane, përkatëse për çeshtje reformash të tilla, nuk mund të rrinë në heshtje përballë kësaj situate, ato nuk duhet të mjaftohen vetëm me rekomandime apo apinione pas zgjedhore, ndërhyrja e tyre duhet të i kaloj nivelet e sygjerimit kur demokracia dhe pluralizmi rrezikohen!
nga Shpëtim Axhami



