Lojërat me kromin – Koncesionari emëron administrator të tretë, AKBN në skemë për SPAK

spot_img
Advertisements

Brenda një kohe të shkurtër, kompania koncesionare që shfrytëzon minerën e kromit në Bulqizë, si dhe disa fabrika të pasurimit në Klos, Burrel dhe Elbasan, ka ndryshuar drejtues.

Dyshimet janë se, skema është e njëjtë me fenomenin “Bankers”, duke e vjelë nëntokën, ulur pagat dhe duke krijuar kompani “shushunja” që kryejnë veprime operacionale.

Redaksia ka ndjekur në vijimësi problematikat e firmës koncesionare që shfrytëzon një pasuri të shqiptarëve, tentativat e saj për skema vjelje apo për nxjerrjen e bilanceve me humbje.

Vitin e kaluar, Albchrome doli me një humbje prej 15 milionë euro, ndërkohë që vijon aktivitetin dhe manovrat sesi të marrë kromin, t’a degëzojë në disa firma të tjera dhe më pas t’a transferojë jashtë Shqipërisë.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia, në datën 15 shtator 2026, ortaku i vetëm i firmës koncesionare, Sabit Sagir, ka vendosur emërimin e Selim Sevgen në detyrën e administratorit të shoqërisë me kompetenca të kufizuara.

Shikoni me kujdes të dy kanë falimentuar kompaninë e mëparshme Beralb, me të njëjtën skemë, si Bankers.

Caktimi i një administratori të tretë dyshohet se është bërë për të krijuar një tjetër skemë sa më të sofistikuar për të bërë manovra, duke enë se Sevgen njihet si “mjeshtri” i përpilimit të letrave, duke ndryshuar bilance apo duke bashkëpunuar me palën shqiptare.

Në redaksi ka ardhur dokumente për përfshirje të drejtuesve të AKBN deri në Ministri që do ti botojmë së shpejti.

Administratori i ri është një njohje e vjetër e autoriteteve shtetërore, duke qenë se ka qenë më parë shef i firmës Beralb, që operon në zonën e Fushë Arrëzit, me një tjetër koncesion shumë të dyshimtë, të vendburimeve të bakrit.

Sevgen ka qenë aksioner në dy kompani që janë regjistruar në Shqipëri.E para “CTM” e themeluar në tetor të vitit 2023 dhe e dyta “ALB TYRE”. Të dyja kompanitë kanë pasur si seli zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.Kompania e parë CTM është ç’regjistruar në vitin 2024, ndërkohë firma “ALB TYRE” është pezulluar në muajin korrin 2026, disa javë para se Sevgen të shkonte si administrator i Albchrome.

Albchrome ka publikuar disa javë më parë bilancin financiar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruan se “të deklarojë rezultatin financiar të shoqërisë për vitin 2025 me humbje në vlerën 1.436.436.389 lekë. Kjo humbje do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë”. Një shumë tepër të madhe, mbi 15 milionë euro!

“Performanca financiare. Viti 2025 ishte një vit me paqëndrueshmëri të tregut, pas një periudhe mjaft të destabilizuar të çmimeve të energjisë elektrike, si dhe nga kriza e luftës në Ukrainë që kaloi industria. Gjatë vitit 2025 nuk u operua me kapacitet prodhues të plotë, për shkak të vendimeve të bordit duke vlerësuar ndikimin e tregut të energjisë elektrike si dhe kërkesës e shitjeve të produktit final”, thuhet në dokumente.

Por ku shkuan paratë e kromit të Bulqizës?! Dokumentet e vetë kompanisë hedhin dritë mbi një skemë përvetësimi të nëntokës shqiptare, pasi një pjesë e mirë e parave që del nga prodhimi kanë shkuar pranë bankave të nivelit të dytë, të cilat i kanë dhënë kredi.

“Gjatë vlerësimit të parimit të vijueshmërisë, drejtimi ka marrë gjithashtu në konsideratë respektimin e kushteve të marrëveshjeve ekzistuese të financimit, duke përfshirë konventat financiare të lidhura me huamarrjen”, thuhet në dokumente.

Më tej, saktësohet se më 31 dhjetor 2025, shoqëria nuk ka përmbushur disa prej konventave financiare të përcaktuara në marrëveshjen e huasë dhe si rezultat pjesa e mbetur e huasë është klasifikuar si detyrim afatshkurtër në pasqyrën e pozicionit financiare.

“Deri në datën e autorizimit të këtyre pasqyrave financiare, huadhënësi nuk ka kërkuar shlyerje të menjëhershme të huasë dhe shoqëria vazhdon komunikimet me institucionin financiar lidhur me menaxhimin e detyrimeve të financimit”, vijon dokumenti.

Ndërkohë, edhe në vitin 2024 firma koncesionare Albchrome ka regjistruar një humbje prej 720 mijë eurosh. Natyrshëm lindin disa pyetje; Ku shkojnë paratë e kromit në Shqipëri? A mos vallë bëhet një bilanc me humbje për të mos paguar detyrime?

spot_img

Latest articles

Related articles