Analisti Ilir Kulla në “Zonë e Lirë” foli mbi protestat e javës së fundit të studentëve në Tiranë.
Kulla u ndal edhe te dalja e Ramës sot, ku nxori disa prej protestuesve të arrestuar me fytyrë dhe iniciale duke i dhënë dhe etikën përkatëse të veprave penale.
Kulla shprehet me ironi se Rama me këtë veprim pështyu në ajër dhe i ra në kokë.
Të gjithë ata të rinj janë rritur me pushtetin e Ramës, vijnë nga periferi të varfra dhe ky pushtet dhe qeveri nuk i ka ofruar një të ardhme më të mirë, prandaj kryeministri sipas Kullës zbuloi se çka bërë pushteti i tij dhe drejtorëve me rininë dhe vendin.
Ilir Kulla: Veprim politik të pështysh në ajër dhe të të bie në kokë. Këta djem nuk njohin epokë tjetër veç epokës Rama. Nuk i përjashton. Ky është ai populli i tortës së pavarësisë që thoja unë muaj më parë. Nga protesta e pelikanëve kaluam në një protestë ku gjithë periferia u pa në rrugë dhe pamë protestat e dhunshme. Mos harrojmë dhe këtë popull që edhe pse mund t ë jenë marrë me hashash e ka prodhuar epoka që ka qeverisur ky zotëria.
Na dha panoramën e një gjëje që ne e dimë. Ku nuk ka fare patronancë të kontrollit të territorit për fajin e mungesës së shtetit. Nga këtu ku jemi në 300 m vijë ajrore sfidoj këdo të gjë teatro, kinema. E shoh situatën më keq se Rama qoftë nga Bathorja, Astirit. U mundua të thotë kush janë por tregoi se çka bërë me pushtetin e tij dhe protestuesit bërtasin njëri në burg tjetri në burg. Na tregoi vetë çfarë kanë gatuar dhe pse kanë dalë aty. Asnjë nga këta nuk ka ardhur nga vendi i huaj janë produkt vendas. Këtë m të madhe ka prodhuar politika. Klasa jonë dirigjuese. Dhe tani ankohemi pse kanë dalë këta rrugëve.



