Skema për të futur mishin problematik të Brazilit, kapen 102 ton në portin e Malit të Zi, më pas për në Kosovë e Shqipëri

spot_img
Advertisements

– U desh Mali i Zi të vepronte që institucionet në Kosovë të ndërmarrin hapa ndaj “Apetit Group”, pasi që 102 tonë mish i skaduar nga Brazili u kap nga shteti fqinj, mish që kishte destinacion Kosovën e këtë kompani.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se, pas këtij lajmi, e kanë rritur nivelin e masave të kontrollit ndaj operatorit ekonomik “Apetit”, ndonëse me mishin është duke u marrë Dogana e Malit të Zi.

“Mbi çdo konstatim të nxjerrë, i cili konfirmon rrezikim të shëndetit publik, i cili ndërlidhet me sigurinë ushqimore, autoriteti pa vonesë do të ndërmarrë masat përkatëse, përfshirë ndalimin e qarkullimit dhe tërheqjen nga tregu të secilit produkt që nuk i përmbush kriteret ligjore të sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Një sasi prej 24 tonë mish viçi të ngrirë me afat të skaduar nga Brazili, e destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”, është bllokuar veç këtë të enjte nga autoritetet e Malit të Zi në Portin e Tivarit.

Ndërsa, rreth një javë më parë, autoritetet malazeze kishin ndaluar edhe tre kontejnerë të tjerë me mish viçi, me peshë totale prej 77 tonësh. Në total, rreth 102 tonë mish të skaduar.

spot_img

Latest articles

Related articles