“Takime me agjentë serbë në hotel Rogner” – Vlora Hyseni aludon për gazetaren

spot_img
Advertisements

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për dosjen “Agasi”.

Hyseni, e shoqëruar nga avokati i saj, është përballur në hyrje të gjykatës me gazetarët, të cilët e kanë pyetur lidhur me çështjen dhe dyshimet për përcjelljen e materialeve hetimore te biznesmeni Ergys Agasi, në një kohë kur ky i fundit ishte në kërkim.

Mes gazetarëve që i drejtuan pyetje Hysenit ishte edhe gazetarja Klodiana Lala.

“A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?”, ju drejtua Lala, ndërkohë që nga ana e Hysenit në vend që t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes, ajo iu kundërpërgjigj gazetares me akuza dhe shantazh.

“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ja ktheu Hyseni.

Pas këtij kërcënimi të hapur dhe aspak tolerues ndaj një personazhi të medias, siç është dhe Lala, e cila në ato momente ishte duke kryer punën e saj, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit duke thënë paraprakisht që kjo akuzë e bërë nga Hyseni është e “fortë” dhe se ajo do të mbajë përgjegjësi.“Akuzë shumë e fortë, do japë sqarime. Deklarata e Hysenit, përpjekje për shantazh”, ka thënë Lala shkurtimisht për News24, televizionin ku dhe prej vitesh ushtron detyrën e saj si gazetare.

spot_img

Latest articles

Related articles