Hasimja: Forcat opozitare të dalin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore

spot_img
Advertisements


Politologu Ermal Hasimja ka folur për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes një postimi në rrjetet sociale, politologu ka theksuar se forcat antiqeverisje duhet të përcaktojnë një kandidat të përbashkët për Tiranën dhe në të njëjtën frymë edhe për bashkitë e tjera dhe të kërkojnë ndryshimin e ligjit elektoral për të përfshirë balotazhin në zgjedhjet vendore.

Sipas politologut zgjedhjet e ardhshme vendore mund të destabilizojnë pushtetin e Ramës ose ta konsolidojnë fuqimisht. Kjo është në dorë të forcave antiqeverisje.

Politologu nënvizon se aktualisht projektohen minimalisht 4 kandidatë antiqeverisje për Tiranën: kandidati i PD-së (me shumë gjasa I. Alimehmeti, Florjan Binaj i vetëshpallur dhe me shumë gjasa me mbështetjen e A. Shehajt) Arlind Qori dhe eventualisht ndonjë kandidat i dalë nga protesta.

Ai thekson se, nëse forcat antiqeverisje nuk dalin me një kandidat të vetëm për Tiranën, Rama do të paraqesë kandidatin më servil dhe me shumë gjasa më të dobët për Tiranën.

“Forcat antiqeverisje duhet të bëjnë dy gjëra për vendoret 2027:

  1. Të përcaktojnë një kandidat të përbashkët për Tiranën dhe në të njëjtën frymë edhe për bashkitë e tjera.
  2. Të kërkojnë ndryshimin e ligjit elektoral për të përfshirë balotazhin në zgjedhjet vendore. Komisioni i Venecias rekomandon për ndryshimet një periudhë jo më pak se 12 muaj përpara zgjedhjeve, por legjislacioni shqiptar nuk ka pengesë për këtë nëse vullneti politik ekziston.

Zgjedhjet e ardhshme vendore mund të destabilizojnë pushtetin e Ramës ose ta konsolidojnë fuqimisht. Kjo është në dorë të forcave antiqeverisje. Nëse nuk realizohet ndryshimi ligjor për balotazhin e vetmja mundësi është bashkëpunimi mes kujtdo që nuk e do Tiranën në duart e Ramës.

Aktualisht projektohen minimalisht 4 kandidatë antiqeverisje për Tiranën: kandidati i PD-së (me shumë gjasa I. Alimehmeti, Florjan Binaj i vetëshpallur dhe me shumë gjasa me mbështetjen e A. Shehajt) Arlind Qori dhe eventualisht ndonjë kandidat i dalë nga protesta. Nëse forcat antiqeverisje nuk dalin me një kandidat të vetëm për Tiranën Rama do të paraqesë kandidatin më servil dhe me shumë gjasa më të dobët për Tiranën.

Nëse forcat antiqeverisje nuk ia dalin të merren vesh për një kandidat të vetëm qartazi privilegjojnë interesat e vogla në kurriz të interesit qytetar”, tha Hasimja

spot_img

Latest articles

Related articles