Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.
Burime për redaksinë bëjnë më dije se Veliaj ka lënë qelinë te burgu i Durrësit dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Salus.
Ende nuk dihen arsyet e shtrimit të Veliajt në spital, nëse ka një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një metodë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Kjo pasi te gjitha shkallat e gjykatave në vend nuk kanë pranuar kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg që është.
Ndërkohë qe kjo nuk është hera e parë që Veliaj përfundon në një spital privat.



