Fatmir Mediu njofton të gjithë shqiptarët: Berisha ka marrë vizë 5 vjeçare amerikane

spot_img
Advertisements

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në News24, ka zbardhur prapaskenat e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës krah liderit të opozitës, Sali Berisha.

Lidhur me statusin e ftesës dhe vendimin e administratës amerikane për heqjen e sanksioneve ndaj Berishës, Mediu deklaroi: “PD dhe Partia Republikane shqiptare janë anëtare të IDU ashtu si Partia Republikane amerikane. Kjo e fundit na ka ftuar si përfaqësues të IDU për të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane në SHBA. Zoti Berisha ka marrë një vizë zyrtare. Nuk shkon dot në SHBA nëse je non grata. Në vizën e tij shkruhet heqje e sanksioneve me vendim të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe viza është 5-vjeçare.”

spot_img

Latest articles

Related articles