Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave rezulton se është kthyer në Shqipëri, pasi për disa ditë ndodhej jashtë vendit. Ndërsa BKH dhe SPAK i kanë dërguar fletëthirrje për ta marrë në pyetje, siç bënë me drejtuesen e Thesarit.
Ai është personi i dytë në listën e të kallëzuarve nga Magjistratët për abuzim me postin dhe shkelje ligjore për moskalimin e pagave dhe bllokimin e Thesarit. Keri është kallëzuar së bashku me ministrin Petrit Malaj, i cili në Parlament tha se kallëzimi ndaj tij është bërë vetëm se ka mbrojtur Thesarin dhe ligjin. Keri mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Financave pasi u largua Besmir Beja, i cili sot drejton Doganat.
Pas miratimit të ligjit dhe dekretimit nga Presidenti, Magjistratën kanë përpiluar një tjetër padi për në kushtetuese ku kërkojnë pezullimin e zbatimit të kigjit të ri, me rritjen 2 %.



