Gjendet në gjendje të rëndë një grua në Tiranë, dyshohet se është përplasur nga makina

spot_img
Advertisements

Një grua është gjetur në gjendje të rëndë mbrëmjen e sotme përballë “Sofrës së Ariut”, në zonën e kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se qytetarja u gjet e shtrirë në tokë dhe është konstatuar nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar ambulancën. Po ashtu thuhet se ajo është nisur direkt për në QSUT për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Sakaq, bëhet me dije se qytetarja nuk kishte me vete mjete identifikimi apo sende personale përmes të cilave të mund të kontaktoheshin familjarët e saj. Ndaj bëhet thirrje që personat që mund të jenë në kërkim të familjares së tyre në Tiranë, të paraqiten në QSUT.

spot_img

Latest articles

Related articles