Kryeministri Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator. Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane do të organizojë mbrëmjen e dytë vjetore të Galasë së tij, ku janë të ftuar si Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, por edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Sipas burimeve, shefi i qeverisë, Rama, e ka pranuar ftesën për këtë mbrëmje gala, ku pritet të dekorohet edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me “Knight of the Order of Scanderbeg”.



