“Jam rritur me shqiptarët” – Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare

spot_img
Advertisements

ANGELES – Ylli amerikan i muzikës, Cardi B, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë me një gjest simbolik, duke pozuar me shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar.

Këngëtarja shihet duke formuar simbolin e shqiponjës me duar së bashku me grimerin me origjinë shqiptare Kevi Kodra, i cili jeton dhe punon në Los Angeles.

Momenti është publikuar nga vetë grimeri në rrjetet sociale dhe është shpërndarë gjerësisht, duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë të artistes.

Sipas Kodrës, gjatë momentit Cardi B ka folur me simpati për shqiptarët dhe ka treguar se është rritur mes tyre.

“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë”, raportohet të ketë thënë artistja amerikane.

Gjesti i Cardi B ka ngjallur reagime pozitive në rrjetet sociale, veçanërisht nga ndjekësit shqiptarë, të cilët kanë shpërndarë pamjet dhe kanë komentuar pozën e artistes me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Cardi B ka pasur edhe më herët kontakte me figura të njohura shqiptare të industrisë së modës dhe bukurisë në SHBA, ndërsa ky moment ka rikthyer vëmendjen te lidhjet e saj me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara

spot_img

Latest articles

Related articles