Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë ku janë përplasur 5 automjete.
Një 45-vjeçar HYSEN BALLA është përplasur me një kamion, të cilin e ka goditur nga pas dhe ka humbur jetën në vend. Për inerci automjeti i viktimës është goditur nga 3 automjetet që vinin pas të cilat kanë pësuar vetëm dëme materiale dhe janë lënduar lehtë 5 pasagjerë.
Drejtuesja e njërit prej mjeteve është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat.
Grupi i punës po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.
Pak më parë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashmir Beca, 55 vjeç. Ai drejtonte një ‘Audi’, i cili u përplas me një ‘Benz’ ku në timon ishte një 40-vjeçar. Beca ndërroi jetë aty, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e tij janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.



