Tifozët e Bërnlit kritikojnë Brojën: Nuk kam qenë mirë (video)

spot_img
Advertisements

Armando Broja është bërë protagonist përsëri sot, por jo ashtu siç do të dëshironte sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares është filmuar teksa po zihej me një tifoz të skuadrës së Bërnlit pas humbjes 2-1 të ekipit të tij me Bristolin në shtëpi.

Broja u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, por nuk ndihmoi dot ekipin që të merrte pikë në këtë duel, ndërsa lojtarët u larguan mes vërshëllimave të tifozëve të tyre, të cilët po kontestojnë klubin edhe për merkaton e transferimeve ku janë larguar disa emra të rëndësishëm.

spot_img

Latest articles

Related articles