Policia e Vlorës është në alarm pas një përleshje të dhunshme në qytetin bregdetar.
Burimet bënë me dije se disa persona ende të paidentifikuar janë përleshur në ambientet e hotel “Regina”.
Mësohet se biznesmeni Vasil Bedinaj, është në konflikt për një tokë me biznesmenin Bujar Muça dhe Luan Muça, të ‘Delta Group’.
Konflikti mes tyre çoi në përplasjen me armë të ndodhur mesditën e sotme në ambjentet e hotelit të Bedinajt.
Në konflikt u përfshinë 15 persona, me anëtarë nga grupi i Bedinajt dhe Muçës.
Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të “Swat security” i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur shoqërimet e para, ndërsa ende zyrtarisht nuk ka një njoftim për hetimet dhe të përfshirët në konflikt.
Ndërsa jo zyrtarisht mësohet se Vasil Bedonaj pretendon se është kërcënuar me armë nga disa persona dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Kujtojmë se Vasil Bedinaj është pronari i “Regina Group”.



