Tronditet Durrësi, dy shpërthime tritoli brenda natës

spot_img
Advertisements

Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit Gëzim Kajno është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një lokali në Durrës.Mësohet se lokali është në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Kërtusha, sipas të dhënave të raportuara për ngjarjen e asaj kohe, kishte qenë klient në lokalin e Kajnos.Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të lokalit. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të lehta materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacione paraprake

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve

spot_img

Latest articles

Related articles