Bashkia Tiranë njofton se Kryebashkiaku Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.
Dikur pjesë e Partisë Demokratike, Sulaj u përfshi fillimisht në listat e PS për zgjedhjet e vitit 2025. Më pas, në korrik të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë, Sulaj u emërua si nënkryetar, duke drejtuar sektorin e shpallur prioritet, menaxhimin e territorit dhe zhvillimin rural.
Një ditë më parë, nënkryetarja Anuela Ristani u largua nga detyra, pasi Veliaj i hoqi delegimin për drejtimin e Bashkisë, ndërkohë që ai vetë ndodhet në paraburgim.



