Hetimet e SPAK-ut rreth dosjes së abuzimeve me tenderat e AKSHI-t po zgjerohen me shpejtësi për të zbardhur plotësisht aktivitetin e Ergys Agasit dhe lidhjet e tij të mundshme me zyrtarë e grupe kriminale.
Gazetari Arsen Rusta, thotë për “MCN live”, se agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni për aktivitetin e Agasit, si dhe kanë ushtruar kontrolle të rrepta në pronat e tij në qytetin e Elbasanit.
Sipas Strukturës së Posaçme, janë identifikuar dy grupe të strukturuara kriminale: i pari dyshohet se drejtohej nga biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga shtetasi Daniel Shima.
Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore, agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni për aktivitetin e Agasit, si dhe kanë ushtruar kontrolle të rrepta në pronat e tij në qytetin e Elbasanit.
Një element kyç për organin e akuzës mbetet zbërthimi i aparatit telefonik të sekuestruar, i cili pritet të zbulojë komunikime dhe prova me vlerë të rëndësishme për dosjen.
Gazetari Rusta dha detaje edhe për bashkëpunëtorin e dyshuar, sipërmarrësin shqiptar Ermal Beqiri, i cili u arrestua së fundmi në Francë.
Edhe pse Beqiri po zhvillon një betejë ligjore në gjykatat francese për të bllokuar procesin, drejtësia shqiptare po këmbëngul për sjelljen e tij të menjëhershme në vend.
Burime jozyrtare konfirmojnë se Beqiri pritet të ekstradohet brenda muajit shtator për t’u përballur me prokurorët e SPAK-ut.



