Ish deputeti i PD: Nuk jam gay, s’më punon tani! Olta Gixharin sexy e kam shoqe të lashtë

spot_img
Advertisements

nga Mitro Çela

RIKTHIM I DORIANIT

-Lajm i bukur. Doriani u rikthye në Fiks Fare.

Urtë e butë. Pa llafe. Pa zhurmë. Me talent. Me përvojë.

Dikush u habit. Një tjetër pyeti: si ka mundësi?

Unë jo. E prisja këtë ditë. Pak e vonuar.

Më therte në zëmër, kur shihja një talent vetëm në kafene.

Dhe rilindja e Dorit, pas dy vjetëve, u bë atja ku u ndërpre ëndrra: Në fiks fare.

Në krah do ketë Olta Gixharin: e bukur. Rebele. E ëmbël. E mënçur, seksi-shoqja ime e lashtë.

Kohë më parë kam bërë një esse. Po e ribotoj.-

Dori është miku im i mirë. Kur jemi njohur?

Në kohë? Disa vite më parë.

Në hapësirë? Një jetë të tërë.

Miqësija jonë është si një ëndër. Sheh një ëndër? Të duket siku ka zgjatur gjithë natën. Në fakt ëndra më e gjatë zgjat disa sekonda.

Dy vitet e fundit, Dorit i “trokiti” fati tre herë.

Së pari. U dashurua dhe u trashëgua me Ivën. Një vajzë që rrallë gjendet në Tiranë.

Së dyti. Në bashkëpunim “gatuan” trashëgimtarin e parë. Më von erdhi një ëngjëll.

Së treti. U bë pronar i një apartamenti të bukur. Po e “vret” pak kredija. Por gjërat e mira nuk “lindin” pa dhimbje.

Autopyetje:-Çfarë mund të flasësh me Dorin? Ti 73. Ai as 40 pranvera?!

Kryesish flasim për artin dhe seksin. ( Dori e pranon filozofinë time, se edhe seksi futet tek artet e bukura.)

Duket çudi , por ai më imitoi.
Dola unë një herë në foto, me peshqir, lakuriq para pasqyrës? Peshqirin e kisha lidhur komb rreth belit.

Doli edhe Dori me peshqir. Lakuriq. Në ballkon. Peshqiri i qëndronte i varur mbi kandar!

Ndërrojmë bisedë. Pyet Dori:

-Ke kapërcyer ylberin Shoku Mitro?

-Nuk jam gay?

-Ke qënë komunist! Nga dole deputet demokrat, pa kapërcyer ylberin?

-Eh!…Dori! Skena e politikës është si skena e teatrit. Me një ndryshim. Në teatër luhet maksimumi tre orë. Po u fute në skenën e parlamentit, luan katër vjet. Po të jesh pak servil i Kryetarit, shkon edhe 8 vjet. Po u bëre urë, shkon edhe 16 vjet.

-Aktorët kanë rrogat e vogla?

-Normale.Partitë i duan aktorët deri tek paraja.

-Të pashë me Ezmerken në teatër :“ Vdiq mbreti…Rroftë mbreti”. Mprehe gozhdë në sallë?!

-Kallkan. Ndaj vendosëm ta prishim ( dhe prishëm) Teatrin për të mbjellë gardaçele?!

-Të puth një herë në ballë shoku Mitro…Kam sebep: u bëra me djalë…

spot_img

Latest articles

Related articles