Harrova që e kisha pistoletën në çantë! Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur

spot_img
Advertisements

Një 42-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, pasi në bagazhin e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, teksa po udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre të mitur.

Në pranga ra Sokol Krasniqi, shtetas shqiptar me nënshtetësi britanike. Sipas Policisë Kufitare, arma u zbulua gjatë kontrollit me skaner në dalje nga Shqipëria. Pistoleta kishte një fishek në fole, ndërsa në karikator u gjetën edhe gjashtë fishekë.

Krasniqi është me origjinë nga Kosova por familja e tij ishte shpërngulur në Kukës që prej viteve ’90, ndërsa familja e tij ishte shpërngulur në Kukës që prej viteve ’90. Prej disa vitesh ai jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas arrestimit, 42-vjeçari deklaroi se gjatë pushimeve kishte qëndruar në zonën e Tropojës, ku, sipas tij, kishte bërë qitje me disa shokë. Ai pretendoi se pistoletën dhe karikatorin i kishte harruar në çantë dhe nuk e kishte kuptuar se po udhëtonte me armën e zjarrit.

spot_img

Latest articles

Related articles