SPAK kontroll në banesën e ish drejtorit të Policisë së Shtetit

spot_img
Advertisements

Një lajm i fundit ka ardhur mëngjesin e kësaj të marte sa i përket ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle banesën e Ilir Prodës.

Mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shoqëruar dhe nga përfaqësues të SPAK kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në banesën e ish-kryepolicit.

Sipas asaj që është mësuar deri më tani nga mediat thuhet se aksioni është pjesë e një hetimi, në kuadër të të cilit ka dalë edhe emri i Prodës.

Kujtojmë se në mars të këtij viti Ilir Proda u shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi erdhi pas protestave të Partisë Demokratike, ku si pasojë e flakadanëve të hedhur nga protestuesit u vendos në rrezik jeta e disa artistëve shqiptarë dhe të huaj të cilët ndodheshin në ambientet ish-vilës së Diktatorit Enver Hoxha.

Emri i tij është lakuar dhe më herët sa i përket “hesapeve” me drejtësinë. Jo më larg se disa muaj para se të emërohej në postin e kryepolicit, Prodës iu mor telefoni për verifikim edhe nga SPAK, në lidhje me dosjen e grupit “Çopja” në Elbasan.

Asokohe nuk pati asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme, njëjtë si dhe disa muaj më vonë, pasi mori detyrën, kur sërish nisën të qarkullojnë lajme se telefoni i kryepolicit kishte rënë sërish në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Sakaq lidhur me këto zhvillime të fundit të kësaj të marte pritet një reagim zyrtar nga Struktura e Posaçme.

spot_img

Latest articles

Related articles