Situatë kaotike në “Elbasan Arena”.
Një situatë e paprecedentë është regjistruar në fundin e sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë.
Sipas zyrtarit Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka zbritur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të duelit, teksa ka goditur me grusht arbitrin anësor Ergys Spahiu.
Nga ana tjetër, tifozët e Elbasanit kanë goditur jashtë mjediseve të stadiumit Emiliano Mustën, ish lojtar i Elbasanit dhe tashmë futbollist i Vllaznisë.
Gjatë gjithë ndeshjes Musta ishte nën një sulm të ulët dhe të turpshëm nga tifozët e Elbasanit duke lëshuar fyerje të rënda ndaj tij.
Edhe pse ndeshja luhej pa tifozë, në Elbasan disa persona të ndryshlm gjetën mënyrat që të jenë brenda stadiumit jashtë të gjitha rregullave dhe gjatë 90 minutave fyen në mënyrë të turpshme bashkëqytetarin e tyre.
Po ashtu sapo Musta doli nga stadiumi për t’u futur në autobusin e ekipit, një grup tifozësh që ishin në stadium iu sulën lojtarit të Vllaznisë duke e goditur me grushte.



